×
  • Lajme
  • Lajme / Bojkoti?

    “Darka e Lamës”, reagon Presidenca: Osmani ka darkuar me gjysmën e policëve elitë, pjesa tjetër kanë qenë në ndërrim

    Reporteri
    18 Tetor 2023 | 21:46

    Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes Vjosa Osmani, ka mohuar se një pjesë e pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese, NJSI, të Policisë së Kosovës, e kanë bojkotuar “Darkën e Lamës”, të organizuar nga shefja e shtetit. 

    Kupina, që tha se organizimi u është kushtuar të rënëve në detyrë, shtoi se Osmani ka darkuar vetëm me gjysmën e policëve, ndërsa gjysma tjetër s’mund të vinin pasi ishin në ndërrim pune, shkruan Reporteri.net.

    Atyre, thonë se u kanë dërguar ushqim në vend të punës.

    “Aktiviteti i është dediku policëve të rënë në detyrë. Prezentë kanë qenë familjet e të gjithë policëve të rënë në detyrë dhe qindra policë nga disa njësite. Presidentja ka darku me gjysmën e tyre, kurse pjesës tjetër, e cila ka qenë në ndërrim, u është dërgu ushqimi në vendin e punës”, thuhet në përgjigjen e këshilltarit Bekim Kupina.

    Nga ana tjetër, gazeta online Reporteri.net ka raportuar sonte me burime se në këtë organizim, morën pjesë vetëm pjesëtarët e njësisë NJSO të Policisë së Kosovës, ndërsa njësiti NJSI e bojkotuan darkën. Këta të fundit, mes tjerash, ishin përgjegjës për kundërsulmin në Banjskë, më 24 shtator, ku zmbrapsën terroristët serbë që synuan aneksimin e Veriut.

    Sipas burimeve të Reporteri.net, bojkotimi ndodhi si pasojë e mos përmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfshirë shtesën e rrezikshmërisë, që policët s’e kanë marrë ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!