×
  • Lajme
  • Lajme

    DASH këshillon amerikanët: Kujdes me udhëtimet në Kosovë

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 14:01

    Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rreziku i terrorizmit në disa zona ku ai është rritur.


    Në një njoftim, Departamenti i Shtetit thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA vazhdon të përfshijë Kosovën në nivelin e 3 të rrezikut nga COVID-19.

    Qytetarët amerikanë këshillohen, gjithashtu, të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan “për shkak të mundësisë për trazira civile si pasojë e tensioneve etnike”.

    Grupet terroriste, thuhet në njoftim, vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!