×
  • Lajme
  • Lajme

    Dashuri në kohë koronavirusi, çifti kosovar martohen me dorëza e maska

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 22:16

    Në botë ka gjithçka është ndalur, por jo edhe dashuria. Një çift kosovar sot ka njoftuar miqtë e izoluar se kanë lidhur besën e kanë kurorëzuar dashurinë. Në një foto të postuar nga miqtë e tyre, shkruan se djali është Shkelzen Ibishi.


    Siç e do edhe situata, ai dhe tashmë gruaja e tij kanë pozuar diku pa shumë njerëz e me maska dhe dorëza, shkruan Reporteri.net.

    Ne e urojmë shumë çiftin, dhe e këshillojmë ta shijojë këtë ‘muaj mjalti’ në izolim.

    Veprime të ndryshme po bëjnë njerëzit sot, për të kaluar kohën në izolim. Ata po nominojnë vetën nëpër instagram që të postojnë fotografi të fëmijërisë. Disa edhe nominime për të zhongluar topin e disa për të bërë fitnes.

    Pra, ju ftojmë edhe ne, që të kaloni kohën me gjëra të bukura, të rrini brenda, të kujtoni, të lumturoni e të dashuroni. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!