×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: AAK ishte kundër Qeverisë Kurti pikërisht për shkak të Lajçakut dhe Borrellit, i besojmë vetëm ShBA-së

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 23:59
    Ish-deputeti, Daut Haradinaj

    Daut Haradinaj: AAK ishte kundër Qeverisë Kurti pikërisht për shkak të Lajçakut dhe Borrellit, i besojmë vetëm ShBA-së.


    Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i është përgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili gjatë vizitës në Serbi tha se Kushtetuta e Kosovës nuk është ‘Bibël’ dhe se ajo mund të ndryshohet.

    “Nëse ne kemi pasur vërejtje për qeverinë “Kurti”, ato kanë qenë rreth Borrelit dhe Lajcak, njëri nga Spanja dhe tjetri nga një shtet fqinj që nuk e ka njohur Kosovën, pikërisht kërkesat tona drejtuar SHBA-së ndërlidhen direkt për të deleguarin për dialog”, tha ai

    Haradinaj në “A Show” ka thënë se me evropianët jemi miq, por ne i besojmë ShBA-së.

    “Ma lehtë ndërrohet Lajcak se Kushtetuta e Kosovës”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!