×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Albena Reshitaj është vetëpërjashtuar nga AAK-ja

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 23:54

    Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka treguar se a do të përjashtohet Albena Reshitaj nga partia politike të cilit i takon.

    Haradinaj tha se nuk është në dijeni që është përjashtuar, gjersa ka shtuar se rastin e saj, prezencën e saj në Kuvend kur është votuar Vjosa Osmani presidente, e ka parë në televizor.

    “Nuk e di që është përjashtuar. E di që kanë pasur tendenca që të marrin numra më të mëdhenj prej opozitës. Rastin e saj e kam parë në televizor. E kemi diskutuar dhe e kemi ditur si do të veprojmë. Ka pasur tendenca që të na marrin deputetë. Edhe ja morën një dikujt. Jemi ofenduar. Ideja që po shpëtojmë Kosovën prej Listës Srpska, është justifikim banal. Më mirë të kishte dalur para popullit dhe të thoshte se gjithsesi do ta zgjidhte Vjosa Osmanin presidente dhe do të dilte më i pastër. Nuk ka pasur pse të thotë se po e shpëton Kosovën prej dikujt”, tha ai.

    “Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim. nuk jam pjesë e Kryesisë në fakt. E kemi një organ brenda Aleancës që tregon për hapat e mëtejshëm. Nuk ka rëndësi, ajo u vetëpërjashtua vetë. Ka qenë një deputete që është angazhuar. E kam emëruar vetë në Komisionin për Shëndetësi. Jam befasuar. Mediet më telefonuan dhe më thanë se pse Albena është e pranishme në sallë. Edhe vetë u befasova. Thashë nuk ka mundësi. Por ja që ishte ndryshe”, shtoi ai në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!