Daut Haradinaj: Çdo sakrificë e popullit tonë lidhet me familjen Jashari, simbolit për liri

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se çdo sakrificë e popullit të Kosovës lidhet me simbolin e luftës për liri, familjes së Jasharajve.


“Çdo sakrificë e popullit tonë lidhet me simbolin e luftës për liri, familjes së Jasharajve. Jasharajt u bënë flamurtarë të lirisë, ku pas kësaj ngjarjeje populli ynë u mobilizua edhe më shumë për kthesën e madhe të luftës për liri. Lavdi familjes emblemë Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.

Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars nga ku vetëm një e mbijetuar del nga ajo masakër.