×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj del kundër Qeverisë: Mbyllja e çerdheve veprim i nxituar

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 11:17

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të pezullojë punën e çerdheve publike dhe private, një muaj pasi që ato u hapën pas situatës me COVID-19.


    Ky vendim nuk është pritur mirë nga punonjësit e çerdheve. Këtë vendim të Qeverisë e ka kritikuar edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

    Haradinaj tha se  se nuk pajtohet me vendimin për mbylljen e çerdheve. Ai e quajti këtë vendim të nxituar dhe të paanalizuar mirë, shkruan Reporteri.

    “Nuk pajtohem me mbylljen e çerdheve. Mendoj se është e gabueshme. Gjithsesi institucionet e dinë, por mendoj që ka qenë një vendim i nxituar, i pa analizuar mirë, por këta e dinë më mirë”, tha Haradinaj.

    “Nuk është mirë shumë me përhap panik, po është mirë me i marrë masat. Unë e inkurajoj ministrin, qeverinë që me i kry detyrat e veta edhe me e tejkalua këtë fatkeqësi që e kemi”, shtoi në fund ai. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!