Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka dhënë asnjë kontribut në çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Ai e ka kritikuar ashpër kryeministrin shqiptar, i cili ka thënë se po i sjell dëme Kosovës me raportet e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Përveç Çelësit të Tiranës, i cili i është dhënë aristit serb, Goran Bregoviq, Edi Rama nuk ka ndonjë kontribut tjetër, ka thënë me ironi Haradinaj.
“Nuk e di ndonjë kontribut simbolik, apo hiç, që ia ka dhënë Kosovës gjatë luftës. Pos Çelësit të Tiranës që ia jepte Bregoviqit. Rama nuk është hisenik në çlirimin e Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se rruga drejt Beogradit nga Tirana kalon nëpër Prishtinë.
“Rruga për me shku në Beograd, duhet me kalu nëpër Prishtinë. Këtë duhet me kuptu Rama”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.