×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj i thotë të mos flas shumë, Nasim Haradinaj i thotë “s’duhet të na mësoni”

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 21:27

    Gani Geci e Nasim Haradinaj kanë pasur mjaft përplasje gjatë debatit në televizionin Dukagjini, teksa flitej për Gjykatën Speciale.


    Geci e Nasim Haradinaj po e akuzojnë njëri-tjetrin për të bëmat gjatë luftës, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, Daut Haradinaj ka reaguar mjaft ashpër ndaj këtyre dyvë. Ai u ka thënë se “po të ishte prokuror, do të kishte material mjaft vetëm po të dëgjoheni ju duke folur”.

    Ish-deputeti i AAK-së, vëllau i kryeministrit në largim, u ka bërë thirrje që të mos flasin shumë në këtë mënyrë pasi, sipas tij, ata po japin material për gjykatën.

    E më pas, ka ardhur reagimi i Nasim Haradinajt, i cili ka potencuar se “gjithkush ka përgjegjësi për fjalën e tij”, duke shtuar se “nuk mund të na mësoni”./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!