×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Ideja e lëvizjes së kufijve ka vdekur, Thaçi po luan me emocionet e shqiptarëve të Luginës

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 20:14

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se qëndrimi stopik i Merkel kundër lëvizjes së kufijve na bëri me u ndi mirë.


    “Jashta tensioneve e qëndrimeve unike, e shoh si ngjarje të suksesshme duke parë tendencat për lëvizjen e kufijve dhe mendoj tash se kjo ide tash ka vdekur. Është gabim strategjik nëse tentohet lëvizja e kufijve”, ka thënë ai në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se historikisht ka pasur luftëra për lëvizjen e kufijve, duke thënë se nuk di që kjo çështje të jetë zgjidhur përmes tavolinës.

    Ai ka shtuar se lëvizja e kufijve nga pavarësia e 17 shkurtit dëmton shtetin e Kosovës.

    “Nëse s’kemi njohje reciproke nuk jam i gatshëm me ju thanë qytetarëve të Kosovës do ta marrim Luginën e Preshevës. Shpresoj që Lugina të bashkohet me Kosovën”, thotë ai.

    SI pyetur se a po luan emocionalisht presidenti Thaçi me shqiptarët e Luginës, deputeti i AAK-së ka thënë se po ndodh një gjë e tillë.

    “Po luhet me emocionet e shqiptarëve jashtë Kosovës, sepse ata janë në gjendje siç ishin shqiptarët e Kosovës para 20 vitesh”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai më tej ka thënë se Veriu nuk ka nevojë të mbrohet sepse edhe banorët e konunitetit serbë në këtë pjesë janë qytetarë të Kosovës./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!