Kandidati për kryetar të Prishtinës në radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se tash Prishtinës i nevojitet një kryetar që i kryen punë.
Sipas Haradinajt, Prishtina ka shumë problem që I kërkohet një vendimmarrje e fortë.
“Tash Prishtinës i nevojtitet një kryetar që i kryen punë. Sipas Haradinajt, Prishtina ka shumë problem që I kërkohet një vendimmarrje e fortë. Qytetarët le ta vlerësojnë, atyre iu takon të vendosin nëse jam I duhuri për Prishtinën” shprehet Haradinaj.
Ai ka komentuar edhe kryetarin e tanishëm Shpend Ahmeti.
“Mandatin e fundit shumë pak është parë në lëvizje, unë jetoj në kryeqytet jetoj tash e 20 vite, i kam hyrë garës me seriozitet të punës, mendoj se deri sot nuk kemi vërejtur një rezultat pozitiv nga kryetari i Komunës”
“Prishtina është kryeqyteti I Kosovës, për këtë arsye e kemi quajtur edhe “e para Prishtina”, e kemi filuar herët fushatën sepse e kemi marrë punën seriozisht”, tha Daut Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.