Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ndërsa ka folur për (mos) heqjen e taksës ka thënë se më nuk e njeh Albin Kurtin, pasi ky i fundit ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimet.
“Kurti për 2-3 javë i ka ndërruar qëndrimet e tij radikalisht, s’është më hiç ai Kurti që e mbajë mend. Kur një njeri që e ka pa tmerrin me sy, pikërisht prej atyre që e udhëheqin Serbinë, mendoj është gabim me u heq taksa, se Albini e di kush është Serbia se ka qenë viktimë e tyre”, ka thënë Haradinaj në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej ka thënë se Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë ka qenë përkrahëse e fuqishme kur është vendos taksa, kurse sipas tij sot ka një qëndrim tjetër.
Haradinaj ka deklaruar se heqja e taksës nuk e prish Kosovën me Amerikën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.