Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gajkovës.
Kështu ka bërë të ditur vetë Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova. Lufta mori shumë dëshmorë jabllanicas, mes tyre edhe gjyshërit e tyre: Ali Rama, Ramë Mehmetaj dhe Bajrush Mehmetaj. Në luftë, sado që kishim dhimbje, kishim edhe krenari. E sot, e gjithë Kosova ishte në Jabllanicë me zemër të thyer.
Ngushëllime familjeve Rama, Morina dhe Mehmetaj. Ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Daut Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.