×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Në nderim të viktimave, dita e nesërme të shpallet ditë zie në mbarë vendin

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 12:31

    Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pas aksidentit tragjik që pësuan mërgimtarët tanë. 


    Ai ka thënë se Kosova është tronditur mëngjesin e sotëm që ndodhi në Kroaci.  “Bashkëndjejmë me familjarët e udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lenduarve, duke besuar që shteti kroat dhe ai i yni ta bëjnë maksimumin në ndihmë të qytetarëve tanë që pësuan nga ky fatalitet”.

    Haradinaj ka kërkuar nga organet shtetërore që në nderim të viktimave, dita e nesërme të shpallet ditë zie në mbarë vendin.  Postimi i plotë: Kosova u trondit në këtë mëngjes nga aksidenti fatal që ndodhi sot në Kroaci. Bashkëndjejmë me familjarët e udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lenduarve, duke besuar që shteti kroat dhe ai i yni ta bëjnë maksimumin në ndihmë të qytetarëve tanë që pësuan nga ky fatalitet. Kërkoj nga organet shtetërore që në nderim të viktimave, dita e nesërme të shpallet ditë zie në mbarë vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!