Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për shqyrtimin e projektligjit për buxhetin e vitit 2020.
Në nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u ka kërkuar deputetëve të mos flasin nga foltorja e Kuvendit, për shkak të mundësisë së infektimit me Coronavirus.
Ajo po ashtu ka kërkuar të mos prekin sipërfaqet e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Shefi i Grupit Paralamentar të AAK, Daut Haradinaj në nisje të fjalës së tij me shaka tha se qytetarët do të gëzoheshin në rast se deputetët do të infektoheshin me koronavirus.
Kujtojmë se në seancën e sotme do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, e që ka të bëjë më projektligjin për buxhet për vitin 2020. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.