Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, përkatësisht Ministrin e Shëndetësisë, Vitia për reagim shumë të vonuar ndaj situatës së krijuar në Komunën e Deçanit.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ftuar organet kompetente për një hetim të detajuar në mënyrë që të gjendet shkaku i helmimit masiv të qytetarëve.
“Reagimi i institucioneve qendrore, është vonuar, dhe si pasojë sot Deçani ka shpallë gjendje emergjente. Ftoj prokurorinë/hetuesinë dhe të gjitha kapacitetet tjera shtetërore që të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Gjatë gjithë kohës isha në kontakt me Kryetarin e Komunës së Deçanit dhe institucionet relevante, për t’u informuar mbi gjendjen e krijuar tash e sa ditë në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes.
Reagimi i institucioneve qendrore, është vonuar, dhe si pasojë sot Deçani ka shpallë gjendje emergjente.
Ftoj prokurorinë/hetuesinë dhe të gjitha kapacitetet tjera shtetërore që të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv.
Qytetarëve të prekur u dëshiroj shërim sa më të shpejtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.