Kohë më parë ishte folur për një projekt, që të ndërtohet afër Liqenit të Badovcit. I gjithë kryeqyteti, po edhe më gjerë ishin zgjuar në këmbë kundër këtij ndërtimi.
Ideatori i këtij projekti ishte kandidati për kryetar të kryeqytetit nga radhët e LDK-së, Përparim Rama.
Lidhur me këtë çështje në emisionin Context, ka folur kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, i cili tha se nëse ai e merr besimin e banorëve të kryeqytetit, do të ia ndalojë ndërtimin e kësaj lagjeje.
“Nëse do bëhem kryetar i Prishtinës do ja ndaloj ndërtimin e lagjes në Badovc. Prishtina prej kohës së Isa Mustafës nuk ka pasur zhvillim që i duhet kryeqytetit. Për shembull në një komunë të vogël siç është Rahoveci stimulohen familjet me 350 euro. Këtë praktikë jemi duke e menduar edhe për kryeqytetin”, tha Haradinaj.