×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Peja do të rikthehet në atë që ishte, thesari i Kosovës

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 14:37

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar sot një kompani në Pejë.

    Daut Haradinaj ka thënë se edhepse mungoi përkrahja e shtetit, kjo kompani nuk ndaloi së qenuri një nga taksapaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.

    “Jemi të nderuar që në listë kemi Egzon Ramiz Kelmendin. Egzoni trashëgoi nga i ati ambicien për biznesin, duke e shumëfishuar dhe shndërruar në një gjigant punëdhënës. Me prodhim dhe tregti të shpërndarë në të gjithë Kosovën, pavarësisht sfidave të viteve të fundit, ata nuk u dorëzuan. Kështu dinë vetëm pejanët punëtorë, që biznesin e kanë në ADN, e të mirat i korr e gjithë Kosova. Edhepse mungoi përkrahja e shtetit, ELKOS Group nuk ndaloi së qenuri një nga taksapaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se Peja do të rikthehet në atë që ishte – thesari i Kosovës.

    “Peja do të rikthehet në atë që ishte – thesari i Kosovës. Me njerëzit e saj punëtorë, të talentuar e ambiciozë: Pejë KAMPIONE!

    Ky është zotim”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!