×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj për Qeverinë Kurti: Me tendenca për të mashtruar qytetarët

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 23:33

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në diskutimin me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe anëtarë tjerë të kryesisë.


    Përmes një postimi në Facebook, Daut Haradinaj thotë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema që kërkojnë reagimin e opozitës.

    “Ne natyrisht që do fillojmë me interpelanca dhe pyetje parlamentare për: Shkarkimet kolektive dhe pa e vlerësuar përformancën e tyre. Goditjet politike ndaj ambasadorëve që për vlerësimin tonë kanë qenë në nivel të lartë”, shkruan ai.

    Po ashtu Haradinaj e ka komentuar edhe vendimin për anulimin e kyçjeve të Ferizajt dhe Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

    “Vendimi për anulim të kyçjes së Ferizajit dhe Vitisë në autostradë. Tendenca për të mashtruar qytetarët se i anuloi pagesat për Bechtel Enka. Pra i harmonizuam qëndrimet tona edhe për tema tjera që janë të interesit nacional e që siç duket po shkojnë keq, sidomos dialogu dhe përfaqësimi i jashtëm.

    Kjo qeveri e kaloi një muaj pa asnjë vendim që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Thjeshtë qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime”, ka shkruar në fund Daut Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!