Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar kandidaten e radhës për Asambliste në Kryeqytet.
Këtë e ka bëtë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Në listën tonë për Prishtinën do të jetë edhe Pranvera Pehlivani Nitaj. Pranvera rrjedh nga një familje me tradita të vjetra qytetare, si dhe përfaqëson familjen Nitaj, një familje e njohur atdhetare, të cilët i qëndrojnë besnikë Aleancës ndër vite”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Postimi i plotë:
Në listën tonë për Prishtinën do të jetë edhe Pranvera Pehlivani Nitaj. Pranvera rrjedh nga një familje me tradita të vjetra qytetare, si dhe përfaqëson familjen Nitaj, një familje e njohur atdhetare, të cilët i qëndrojnë besnikë Aleancës ndër vite.
Pranvera me profesion është Magjistre e Psikologjisë, me një përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e edukimit. Është aktiviste e kahmotshme e Aleancës.
Në ekipin tonë për Prishtinën, vlerat dhe shumëllojshmëria e profesioneve, po e bëjnë ekipin tonë më seriozin për një Kryeqytet që duam.
#eparaPrishtina
#punamarë