×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Daut Haradinaj prezanton kandidatin e radhës për Asamble: Çdo lagje e Prishtinës do të trajtohet denjësisht

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 13:13

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve për Asamblenë Komunale në Kryeqytet.


    Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se Arsim Binaku është kandidat për Kuvendin e Prishtinës.

    Postimi i plotë:

    Në listën fituese për Prishtinën do të jetë edhe Arsim Binaku, veprimtar dhe aktivist i devotshëm i Aleancës ndër vite.

    Arsimi i hyn garës i vendosur për përfaqësim dinjitoz të lagjes Velania në Asamblenë Komunale të Kryeqytetit, lagje kjo e diskriminuar historikisht nga pushtetet e kaluara lokale. Investimet infrastrukturore për këtë pjesë të Kryeqytetit dhe funksionalizimi i transportit publik do të jenë në fokus të qeverisjes sonë së ardhshme.

    Suksese Arsim e na priftë e mbara!

    #eparaPrishtina

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!