Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar ndaj gjendjes të pakëndshme në rrugën “Muharrem Fejza”.
Haradinaj ka thënë se për shkak të bllokimit të rrugës “Muharrem Fejza”, qytetarët po detyrohen që t’i përdorin për qarkullim rrugët dytësore, të cilat edhe ashtu janë tepër të ngushta dhe vetëm sa e ngarkojnë qarkullimin në qytet.
Tutje ai u shpreh se koha kur po kryhen këto rregullime është jo e duhur, për shkak se tani qyteti është më i ngarkuar për shkak të sezonit veror.
Postimi i plotë:
Gjendje e pakëndshme në rrugën “Muharrem Fejza”!
Për shkak të bllokimit të rrugës “Muharrem Fejza”, qytetarët po detyrohen që t’i përdorin për qarkullim rrugët dytësore, të cilat edhe ashtu janë tepër të ngushta dhe vetëm sa e ngarkojnë qarkullimin.
Shtojmë këtu faktin që koha kur po kryhen këto rregullime është jo e duhur, tash kur qyteti është më i ngarkuar për shkak të sezonit veror.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.