Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së, Ali Berisha ka konfirmuar se Daut Haradinaj do të jetë shef i Grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Berisha ka thënë se në të gjitha analizat që janë bërë, Daut Haradinaj është menduar se do të jetë më i duhuri për ta drejtuar Grupin e deputetëve në këtë legjislaturë.
“AAK-ja tani ka tre deputetë më shumë në Kuvend, në krahasim me legjislaturën e kaluar. Pra kishim 10 dhe tashti jemi 13 deputetë. Do të jemi grup dinamik, konstruktiv e parimor. Daut Haradinaj ka qenë propozim i përbashkët që e ka marrë mbështetjen nga grupi dhe ne, këtë qëndrim ua kemi prezantuar organeve të partisë dhe kryetarit”, tha Berisha për RADIO-n 1.
Berisha ka shtuar se AAK-ja do vazhdojë të mbetet parimore në tema, duke dhënë kontributin e saj në Kuvendin e Kosovës.
“Siç edhe e ka potencuar kryeministri Haradinaj, ne normalisht edhe pse kryeministri ka dhënë dorëheqjen nga vendi në Parlament, në baza ditore jemi në koordinim për të gjitha veprimet tona në Kuvendin e Republikës, konform parimeve dhe qëndrimeve të partisë. Me këtë rast uroj të gjithë të zgjedhurit dhe shpresoj për suksese e punë të mira për Kosovën”, ka thënë Ali Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.