Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se siguria e Kosovës vjen përmes NATO-s, përmes saj vjen edhe siguria ekonomike e zhvillimore.
Kështu ka thënë Daut Haradinaj në tubimin madhështor në Fushë Kosovë.
“Fushë Kosova është epiqendër e shqiptarëve, të gjithë adresë të parë e kanë këtë qytet e Lugina e ka shtëpi të dytë. Ky vend duhet të dal nga terri 4 vjeçar i trajtimit vetëm si rrugë për të kaluar, aq afër qeverisë dhe aq larg projekteve kapitale”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se siguria e Kosovës vjen përmes anëtarësimit në NATO.
“Siguria e Kosovës vjen përmes NATO-s, përmes saj vjen edhe siguria ekonomike e zhvillimore. Ne si koalicion për Kosovën Fituese, kemi plan konkret dhe të realizueshëm për këtë etapë që po hyn Kosova. Bashkë do e këndellim këtë vend, bashkë do e integrojmë, bashkë do zhvillojmë.
Fushë Kosovë, jam krenar me ju”, është shprehur Daut Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.