×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj vizitë fermerëve të Prishtinës: Zhvillimin e bujqësisë në kryeqytet do ta kem prioritet

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 19:16

    Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, edhe një herë ka bërë të ditur, se njëri prej top prioriteteve të tij do të jetë zhvillimi i bujqësisë në kryeqytet.


    Për të parë nga afër Haradinaj ka vizituar fshatrat e komunës, ku me njërin prej kandidatëve për asamble komunale, Jeton Hotin, i cili vjen prej fshatit Besi, ka diskutuar për hallet që i ka ai dhe fshati i tij për bujqësi.

    Haradinaj më tej ka thënë se çdo produkt bio që prodhohet në Prishtinë do ta ketë barkodin e vet 038 dhe do të lirohen nga një pjesë e tatimit.

    “Zhvillimi i bujqësisë në Kryeqytet do të jetë prioritet i qeverisjes sonë. Zhvillimi i bujqësisë në Kryeqytet do të jetë prioritet i qeverisjes sonë. Përveç ndihmës në ngritjen e kapaciteteve prodhuese për fermerët tanë, çdo produkt bio që prodhohet në Kryeqytetin tonë do ta ketë barkodin e vet 038 dhe do të lirohen nga një pjesë e tatimit”.

    “41 fshatrat e Prishtinës janë pasuri e jona dhe si të tilla do të trajtohen me përkushtim maksimal. Përkrahja komunale për fermerët do të jetë e parezervë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!