Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Zvicër ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos.
Kurti në këtë Forum do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Reporteri.net.
Po në këtë panel është paralajmëruar se do të jetë edhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 24 dhe 25 maj.
Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit dyditor në Davos, Vuçiq do të marrë pjesë në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, si dhe në një diskutim tjetër.
Në këtë forum, Kurti është njoftuar se do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë.
Vizita e Kurtit në Zvicër, vjen pas qëndrimit gati 20-ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi sipërmarrës, senatorë e bashkatdhetarë.
Opozita e cilësoi dështim vizitën e Kurtit në Amerikë, për faktin se kryeministri nuk u prit nga asnjë zyrtar i lartë amerikan. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.