Tronditëse ishin lajmet për vdekjen e dy të rinjve brenda pak ditësh përderisa të njëjtit punonin në dy kazino të ndryshme.
Jetmir Aliaj humbi jetën të dielën në një lokal kazinoje në Suharekë, e Florent Ahmetaj është viktima që vdiq mbrëmë në kazinon ku punonte në Lipjan. Ahmetaj i cili me origjinë ishte nga fshati Rezallë e komunës së Skenderajt vdiq duke tentuar t’i ndalonte grabitësit që hynë për të kryer këtë akt në këtë kazino.
Sipas burimeve të Indeksonline, 36 vjeçari ishte duke punuar në lokalin e dajës së tij dhe assesi nuk dëshiroi që ta linte veprën të kryhej, kësisoj i dyshuari shtiu me armë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur. Në lokalin në fjalë gjendeshin edhe kamerat filmimet të cilat tashmë janë marrë nga organet e drejtësisë.Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se i njëjti ishte i martuar dhe kishte vetëm një vëlla i cili jeton në Angli.
Miqtë e tij e kanë lavdëruar si djalë të mbarë, e që i njëjti punonte për një jetesë më të mirë.Ndryshe nga Policia dhe Prokuroria janë deklaruar lidhur me rastin duke thënë se janë duke u munduar të identifikojnë të dyshuarin, por që i njëjti tashmë është në arrati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.