×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca e Tahiri debatojnë për Fondin e Sigurisë, kryeparlamentari: Unë e kam dhënë pagën

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 18:31

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se e ka dhënë pagën e tij si Kryetar i Kuvendit për Fondin e Sigurisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Deklarata e tij erdhi pasi Shefi i GP të PDK’së, Abelard Tahiri, kritikoi krerët e institucioneve dhe deputetët se nuk kanë dhënë shembull duke e dhënë pagën e tyre për Fondin.

    “Ti, kryeministri, të gjithë deputetët, shefja e grupit, kryetari i Kuvendit, të gjithë ju, bëhuni shembull, jepeni pagën, tregoni qysh jeni për fond”, tha Tahiri.

    “Z. Tahiri, a ke informata që unë nuk e kam dhënë pagën?”, e pyeti kryeparlamentari Konjufca pasi ai e përfundoi fjalën.

    “Ka deputetë në baza individuale që e kanë dhënë, të pozitës dhe opozitës”, nisi t’i përgjigjej Tahiri.

    Por Konjufca e ndërpreu.

    “Unë për shembull e kam dhënë. A ke informata që s’e kam dhënë?”.

    “Jo të përmenda si kryetar i Kuvendit”, u arsyetua Tahiri.

    Konjufca tha se beson që sikur ai kanë vepruar edhe zyrtarë tjerë publik.

    “Z. Tahiri unë për vete e kam dhënë dhe mendoj që duhet me bë publicitet me këtë punë dhe unë mendoj që shumë zyrtarë publik e kanë dhënë, por nuk është punë e publicitetit”, tha kryeparlamentari.

    Tahiri theksoi çështjen se si fondi, sipas tij, po mbahet sekret, ndërsa Konjufca e ndërpreu edhe një herë për t’ia bërë edhe një pyetje.

    “E tani e kam një pyetje. Meqenëse nuk e dite për mua, nuk e di as për këta tjerët?”.

    Kësaj pyetjeje nuk iu përgjigj Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!