×
  • Lajme
  • Lajme

    Debat Plus: Rexhep Selimi e Nasim Haradinaj infektohen me Covid në Hagë

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 20:58

    Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj janë infektuar me Covid-19 në Hagë.

    Burime të Rtv Dukagjini bëjnë të ditur se shumë nga personat që janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Dhomat e Specializuara në Hagë janë prekur nga Covid-19, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Po të njëjtat burime thonë se edhe të ndaluarve të tjerë u janë marrë mostrat për të konfirmuar nëse janë infektuar apo jo me Covid-19.

    Kjo ka ndikuar edhe në vizitat e familjarëve të cilët do të shkonin atje këto ditë.

    Kujtojmë se sot i është ndërprerë vizita edhe vëllait të ish-presidentit, Hashim Thaçi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!