×
  • Lajme
  • Lajme

    Deçan: Dolën nga vetura dhe ia grabitën 1600 euro dhe një telefon një personi, policia arreston dy të dyshuarit

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 11:57
    Foto ilustrim

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje në Deçan mëngjesin e së martës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Një person kishte raportuar se në orët e para të mëngjesit, dy persona kishin ndaluar me veturë një tjetër, duke i marrë atij 1600 euro dhe një telefon.

    Të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes, por ata janë identifikuar dhe janë arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Komunikata e plotë:

    Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘grabitje’

    Pejë, 11 mars 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 11.03.2025, rreth orës 00:35, është njoftuar se në rrugën Elez Geci&Maxhun Berisha nё Deçan, ka ndodhur një grabitje.

    Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar tre (3) persona tё cilёt kanё informuar se viktima e rastit ishte ndaluar nga dy persona me veturё me targa vendore dhe sipas deklarimit tё viktimës tё dyshuarit ia kanё grabitur një mijë e gjashtëqind (1600) euro dhe njё telefon mobil tё cilët janё larguar në drejtim të panjohur.

    Pas një pune intensive të hetuesve, tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njëjtit janё arrestuar.

    Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit tё dyshuarit janё ndaluar për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!