×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Veprimi që të lë pa fjalë: Deçanasi i gatshëm të ia dhurojë veshkën 19 vjeçares nga Mitrovica

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 20:27

    Një qytetar nga Deçani ka shprehur gatishmëri që të ia jap veshkën Nazlije Sherifit, 19-vjeçares nga Mitrovica, e cila vuan nga sëmundja e Glomeruloskerozës Fale Segmentale.


    Qytetari në fjalë ka thënë se do e bëjë me kënaqësi dhurimin e veshkës, teksa ka publikuar edhe fotografi të bisedës me familjaren e 19-vjeçares.

    “Do e bëjë me kënaqësi, dhashtë Zoti që t’i bëjë veshka ime”, ka shkruar në mesazhin e dërguar në numrin që e ka lënë familja.

    Operacioni, sipas mesazheve, pritet të ndodhë të hënën.

    Ditë më parë familja e Nazlije Sherifi kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës pasi vetëm nuk arritën t’i mbulojnë shpenzimet e trajtimit të vajzës së tyre.

    Nazlije Sherifi i duhen 200mijë euro, për sigurimin e veshkës dhe kryerjen e transplancionit të saj në shtetin e Turqisë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!