×
  • Lajme
  • Lajme / Flet avokati

    Dëgjohet një dëshmitar në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, tjetri mbetet në seancën e radhës

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 11:40

    Avokati, Tomë Gashi pas seancës gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu nga Podujeva ka thënë se seanca  ka qenë e mbyllur për media dhe se gjyqtarja e rastit ka urdhëruar që të mos shpalosen detaje më tutje në lidhje me gjykimin.

    Gashi ka thënë se ditën e sotme është intervistuar një dëshmitar, ndërsa një tjetër ka mbetur të intervistohet në seancën e radhë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Seancat e radhës pritet të mbahen më 15 dhe 16 prill.

    “Gjykata ka sjellë një vendim që detajet të mos shpalosen. Seancat e radhës janë caktuar për këtë muaj, më 15 dhe 16 prill. Kanë qenë dy dëshmitarë njëri është marrë në pyetje, ndërsa tjetri ka mbetur në seancën e radhës të merret në pyetje”, tha Gashi para mediave.

    Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu.

    Dy të dyshuarve u është ngarkuar vepra penale “Vrasje e Rëndë” në aktakuzë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!