Kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari para nisjes së seancës së 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovë, ka thënë se ai është vetëm “drejtues teknik” dhe se nuk është aty për të dhënë zgjidhje, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Dehari ka thënë se inatet po e pamundësojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Unë jam aty vetëm drejtues teknik, shpesh herë ka edhe keqkuptime që thonë pse nuk po i jep zgjedhje. Nuk jam për të dhënë zgjidhje, as për të mos dhënë. Zgjidhje do të ketë kur njerëzit të jenë të arsyeshëm, duhet me e gjetë zgjidhjen. Unë e kam një skenar të sekretarisë së Kuvendit, skenari vazhdimisht na vjen prej Sekretarisë. Skenari do të ndryshojë kur partitë politike të vendosin të votojnë.
Meqë votimi i hapur nuk dha rezultat, vendosa ta provoj me votim të fshehur, që prapë nuk dha rezultat, për çka mendoj se janë në pyetje inatet”, tha ai para seancës. /Reporteri.net/