Kryesuesi i seancës së djeshme konstituive për konstituimin e institucioneve të reja të vendit, Avni Dehari, ka thënë se sot do t`i drejtohet presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, me një letër, ku tha se do t’i kërkoj interpretim mbi situatën e krijuar dje në seancë.
Dehari po ashtu ka thënë se një seancë e re nuk dihet nëse do të mbahet brenda 48 orëve, ashtu siç parashihet, siç tha derisa nuk merr interpretim ose përgjigje nga presidentja e vendit.
“Sot do t’i drejtohemi me një letër presidentes. Po tash ta shohim, të marrim njëherë interpretimin e presidentes dhe pastaj shohim,sepse është një situatë që s’ka ndodhur deri tash. Na i kërkojmë interpretim, ajo varet çfarë interpretimi jep”, tha ai.
Ndryshe dje kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj, pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave. /RTK
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.