Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka publikuar një foto nga Haga, atje ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në foton e publikuar Mihali shihet se në Hagë ka shkuar bashkë me Shqipe Selimin, bashkëshorten e Rexhep Selimit.
Mihali i ka uruar ditëlindjen e 54-të Rexhep Selimit, ndërsa e ka quajtur “çlirimtar prej së vëreteti”, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 shokut tonë Rexhep Selimi.
Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht.
Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetmburrje, pa kërkimshpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë.
Rexhep Selimi është padyshim më i shkëlqyeri ndër ta.
Çlirimtar prej së vërteti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.