Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona MIhali, ka dalë me kritika të reja ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.
Asaj i kanë penguar disa pyetje të gazetarëve dhe qëndrimet e shoqërisë civile ndaj zyrtarëve qeveritarë.
Mihali ka bërë përpjekje për t`i lidhur gazetarët dhe shoqërinë civile me opozitën.
“Edhe dje në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, gjatë përgjigjeve të Ministrave Hekuran Murati dhe Hajrulla Ceku edhe sot gjatë konferencës në Kuvend të ministres Albulena Haxhiu dhe deputetes Mimoza Kusari disa nga punonjësit e mediave shfaqën dëshirë të pazakontë për polemika edhe debat të atypëratyshëm. Paralel me ta edhe punëtorët e organizatave KDI-IKD-dhe të ngjashme nga banaku i TV e kanë shfaqur këtë dëshirë. Me gjasë subjektet politike nuk po arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione. Mbase duhet në zgjedhjet e ardhshme të ftohen më shumë prej tyre si kandidatë. Jo ne kuptohet por opozita”, ka shkruar Mihali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.