Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka marrë shkak një deklaratë të sotme të nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci, për të reaguar ndaj paragjykimeve që prekin gratë.
Bogujevci, sot në Kuvend deklaroi se ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë, pa pasur një burrë, ndaj të cilës pati reagime të shumta, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Mirëpo, sipas Halimit, gratë kanë të drejtë të vendosin për trupin e tyre, përfshirë këtu amësinë.
“Thelbi i të drejtave të grave është vendimmarrja autonome dhe e vullnetit të lirë për trupin e tyre, e në këtë kontekst edhe për amësi”, shkroi Halimi në Facebook.
“Çdo përpjekje për ta mohuar këtë të vërtetë, do të arsyetojë edhe dhunën në bazë gjinore”, tha tutje ajo. /Reporteri.net/.
Saranda Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur një burrë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.