Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ka folur për deklaratën e Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se duhet ndërruar Kushtetuta, ka thënë se një kërkesë e tillë nuk i shtrohet partisë së tyre pasi dihet botërisht qëndrimi që kanë.
Ajo ka thënë se kërkesa të tilla bëhen vetëm ndaj politikanëve që pranojnë çdo gjë në kurriz të qytetarëve.
“Bashkimi Evropian dhe SHBA ju bëjnë presion politikanëve të papërgjegjshëm që nuk kanë kurriz, politikanëve që ju thonë po çdo gjë kërkesë që vjen nga Serbia”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se Hoti ka dëshmuar në takimin e 4 shtatorit në SHBA që pranon çdo kërkesë të Serbisë.
“Për Hotin çfarëdo që i del përpara ju thotë po pa hezitim”, tha Haxhiu. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.