×
  • Lajme
  • Lajme / "Pezullimi i vizave"

    Deklarata e Macron për vizat, Osmani: Një masë e tillë vret dialogun përgjithmonë, padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës

    Reporteri
    30 Gusht 2023 | 11:02

    Pasi bëri homazhi tek Memoriali për të Pagjeturit në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, e para e vendit, Vjosa Osmani foli edhe lidhur me deklaratën e Presidentit francez, Emmanuel Macron për rishikimin e procesit të vizave “nëse Kosova nuk sillet me përgjegjësi”.

    Presidentja Osmani tha para gazetarëve sot një gjë e tillë e vranë dialogun përgjithmonë, dhe se masa të tilla nuk janë ndaj ndonjë lideri ose politike, por ndaj popullit të Kosovës.

    “Do të thoja që do të ishte mënyra më efektive për të vrarë dialogun një herë e përgjithmonë, nëse nuk dëshiron të ketë asnjëherë dialog merr masa të tilla, nuk janë masa ndëshkuese ndonjë lideri ose ndonjë politike, por ndaj një populli të Kosovës”, tha Osmani.

    E para e vendit theksoi se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, e nuk i është bërë dhuratë.

    “Ndëshkimi i tillë i paprecedent, padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, nuk ka askush mandat në republikën e Kosovës të shkojë në Bruksel kur populli i Kosovës ndëshkohet në atë formë. Kosova e ka merituar, nuk i është dhënë dhuratë. I ka plotësuar kriteret”, ka thënë Osmani teksa ka bërë nderime tek Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

    Të hënën e 28 gushtit, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalimin e tij para ambasadorëve francezë nëpër botë foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, derisa kërkoi angazhim për zgjedhjet në komunat veriore, poashtu riangazhim i serbëve në institucionet e Kosovës, ndërsa shpreson se paqja të kthehet në Veri të vendit.

    Presidenti francez ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse ato “nuk sillen me përgjegjësi”.

    “Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi”, shtoi Macron./Reporteri.net/

    Macron pret angazhim për zgjedhjet në veri, paralajmëron masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk sillen me përgjegjësi

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!