×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata interesante e deputetes së PDK-së: Kosova pa Thaçin në dialog, si Barcelona pa Messin

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 21:25

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë një deklaratë tejet interesante, ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë.


    Ajo ka thënë se ta heqësh presidentin Hashim Thaçiu nga ekipi i Kosovës në dialog me Serbinë është sikur t’ia heqësh Linonel Messin ekipit të Barcelonës.

    “Unë ta them me bindje të plotë: të hiqet presidenti i Kosovës nga dialogu është sikur ekipit të famshëm me ia heq Messin. Është lideri më i përgatitur në këtë fushë dhe në këtë drejtim. Unë jam i bindur që edhe partitë politike e pranojnë këtë”, ka thënë ajo për RTK.

    Musliu ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e kahershme dhe ajo identifikohet edhe me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.

    Ajo e ka parë të padrejtë gjetjen e Luginës së Preshevës në Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!