Faton Peci ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë ka kritikuar kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.
“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 60 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota”, tha Abdixhiku mbrëmë.
E Peci në reagimin e tij e ka pyetur Abdixhikun se a është dijeni se po e fyen bijën e heroit, Jusuf Gërvalla. Peci ka thënë se në këtë mënyrë, kreu i LDK-së po e fyen edhe vetë Jusuf Gërvallën.
Postimi i plotë:
Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare.
A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!
Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari:
Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë:
– familja e fortë e shqiptarit,
– rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut,
– lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe
– flijimi i familjes Jashari.
Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim.
Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku!