Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Në një konferencë për media, Vuçiq tha se gjatë këtij takimi, me Scholz ka folur për dialogun Kosovë-Serbi derisa ka shtuar se Serbia do të angazhohet për të mirën e këtij dialogu, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ne do të bëjmë më të mirën për të bërë progres në kuadër të dialogut me Prishtinën nën patronatin e Brukselit”, ka thënë Vuçiq.
Scholz gjithashtu është treguar i prerë në kërkesën që Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë si dhe t’i mbështesë sanksionet e vendosura nga BE-ja.
“Unë fola rreth pozitës tonë dhe specifikave për situatën rreth Kosovës, energjisë dhe raporteve tradicionale me Rusinë”, ka thënë Vucic, shkruan tanjug.
Vuçiq ka thënë se me Scholzin kanë folur për të gjitha temat, në kuadër të të cilave ka pasur edhe tema të rënda. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.