×
  • Lajme
  • Lajme / Policia tregon çfarë gjeti

    Deklaroi në media se posedon armatim në vlerë 600 mijë euro, arrestohet vushtrriasi

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 9:48

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi në një intervistë për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro.

    Në shtëpinë e tij policia kanë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë.

    “ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Faruk Beqiri, Vushtrri 07.06.2024, 15:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro”.

    “Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!