×
  • Lajme
  • Lajme

    Del edhe një që flet me Rugovën: Ta përshëndesim Presidentin

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 15:46

    Hazir Borovci, sa ishte kryetar i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, pretendonte se kishte biseduar me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën.


    Borovci në tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së tre vite më parë kishte thënë se “bashkërisht me një grup veprimtarësh të Degës së Tretë e informuam Presidentin për 27 vjetorin për ditëlindjen e degës së tretë, degës së Presidentit”, deklaratë kjo që kishte shkaktuar shumë ironizime dhe Borovci ishte tallur jo pak në rrjetet sociale.

    Por tashmë është rritur numri i zyrtarëve të LDK-së që po flasin me presidentin e ndjerë Rugova.

    Është kryetari i Vitisë, Sokol Haliti i cili sot në tubimin zgjedhor të LDK-së në këtë qytet ka “folur” me Rugovën, ku nga të pranishmit ka kërkuar ta përshëndesin atë, shkruan Reporteri.net.

    “Tubimi madhështor i përngjan atij të vitit 2004, edhe atëherë isha kryetar shtabi kur qytetarët i dhanë mbështetje të plotë presidentit historik Ibrahim Rugova, në këtë shesh. Edhe sot kemi të njëjtën pamje, jemi kujdesur që edhe presidentin ta kemi në mesin tonë, ju lutem ta shikojme bashkë, ta përshëndesim”, ka thënë Haliti, shkruan Reporteri.net.

    Kërkesa e tij është respektuar nga të gjihtë të pranmishmit në tubim, ku janë kthyer nga Rugova dhe e kanë “përshëndetur” atë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!