×
  • Lajme
  • Lajme

    Del nga koma 3 vjeçari i cili u lëndua tek Fakulteti Teknik në Prishtinë

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 11:31

    3 vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda trupore ditë më parë afër Fakultetit Teknik në Prishtinë, ka arritur të dalë nga gjendja kome.


    Pas intervenimeve në Kliniken Intensive për disa ditë rresht, gjendja shëndetësore e 3 vjeçarit dukshëm është stabilizuar.

    Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka, ka thënë për Gazetën Online “Reporteri” se pacienti është jashtë aparatit të ventilimit mekanik, ku është dërguar në Klinikën Pediatrisë, për trajtim të mëtutjeshëm.

    “Fatmirësisht fëmija ka dalë prej gjendjes së komës, ku ka qenë i stimuluar me barna. Është pavarësuar nga aparati i frymëmarrjes dhe gjendja e tij ka qenë stabile sa i përket parametrave vital por që duhet edhe pak kohë për rehabilitim. Ne sot e kemi dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Pediatrisë”, ka thënë Uka për Gazetën Online “Reporteri”.

    3 vjeçari mori lëndime të rënda trupore afër një rrethoje në Fakultetin Teknik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!