×
  • Lajme
  • Lajme / Shpërthimi në kanalin ujor

    Del para gjykatës një nga të arrestuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

    Reporteri
    03 Dhjetor 2024 | 10:50

    Ka dalë para gjykatës një nga të dyshuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, që u arrestua të dielën mbrëma.

    Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.

    Njëri prej të dyshuarve është dërguar në paraburgim.

    Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V dhe D.M janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt

    Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast. /Reporteri.net/

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!