43 vjeçari nga Gjakova, mbrëmë rezultoi të jetë kosovari i 24 i prekur me pandeminë COVID-19, mirëpo gjatë ditës së sotme numri i të infektuarve është rritur në 28, në mesin e tyre edhe një rast nga Gjakova.
Bëhet fjalë për bashkëshorten e infermierit të infektuar, 40 vjeçare nga Gjakova, po ashtu me profesion infermiere. Ajo tashmë është nën kujdes mjekësor, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka konfirmuar Hilmi Shala, drejtor i Spitalit të Gjakovës.
Ndryshe, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 28 raste, në total, me COVID-19. Rasti i parë u identifikua para një jave në Stubull të Vitisë.
Kjo e çon në dy numrin, ku një punëtor shëndetësor në Kosovë preket nga pandemia që ka shqetësuar të gjithë globin në muajt e fundit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.