×
  • Lajme
  • Lajme

    Del video e përplasjes mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së në Kuvend

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 11:58

    Situatë e pakëndshme është krijuar në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve dhe ministrave të Lëvizjes Vetëvendosjes me ata të PDK-së.


    Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një tollovi në mesin e deputetëve.

    Pasi fillimisht pati debat të ashpër të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    Në videon më poshtë mund të shihni komplet rrjedhën e kësaj tollovie.

    Siç shihet në video përplasja ka nisur mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe deputetit të VV-së, Besim Muzaqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!