Policia e Kosovës në Klinë rastësisht ka ndaluar dy persona të cilët kishin ikur nga Psikiatria Forenzike në Prishtinë, dhe më pas kishin vjedhur një veturë të një biznesi privat.
Ende nuk dihet se si këta të dyshuar ishin arratisur nga psikiatria, dhe se si kishin arritur në qytezën e Klinës.
Por ajo që dihet deri tani, është se ata kishin vjedhur një veturë të një kompanie private, dhe të njejtit policia i kishte ndaluar rastësisht për verifikim të dokumenteve, ku edhe kishte vërejtur se vetura nuk ishte e tyre.
Këtë ngjarje e kanë filmuar edhe kamerat e kompanisë së cilës i ishte vjedhur vetura.
Klan Kosova ka provuar që të flas me Psikiatrinë Forenzike në Prishtinë për të marrë informacione se si kishte ndodhur arratisja e dy të shtruarve aty, por nuk ka arritur të marrë përgjigje pasi drejtori i kësaj qendre është i prekur me Covid, dhe nuk po paraqitet në punë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.