×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacioni i Kosovës në Uashington me avion të Behgjet Pacollit

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 9:52

    Më 27 qershor presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti do të udhëtojnë në Uashington për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin e Serbisë, në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq.


    Ata duket se do të udhëtojnë me avionin e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli. Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, e ka thënë tërthorazi këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, ka shkruar Murseli.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=343384596778815&set=a.104830133967597&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!